Një transfertë delikate do të luajë skuadra shkodrane ditën e hënë në Ballsh, kur nesër do t’u japë dorën e fundit përgatitjeve për transfertën që luhet në “Adush Muça”.

Bëhet fjalë për dy lojtarë titullarë dhe me eksperiencë në radhët e skuadrës shkodrane dhe më konkretisht, mbrojtësin e dalluar Erdenis Gurishta si dhe mesfushorin Florind Bardulla, të cilët nuk do të jenë pjesë e shkodranëve në transfertën e radhës.

I pari vuan dënimin për kartonë, ndërsa mesfushori nuk është i gatshëm si shkak i një lëndimi.

Ndërkohë që shkodranët, para Bylisit kanë shtuar organikën me rikthimin e shtatlartit Silvio Zhunior në vijën e parë, një lojtar goli që spikati vjet në Kategorinë e Parë me kuqeblutë./Vipsport/