Mungesat në formacion por edhe problemet me disa lojtarë të tjerë që kanë patur dëmtime, ka detyruar drejtuesit e Vllaznisë që të hedhin sytë nga mesfushori Ardit Krymi. Ky i fundit ka qenë i dënuar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës por pas shlyerjes të gjysmës së dënimit, sipas rregullores së FSHF- së, duke paguar shumën përkatëse që ajo parashikon në mënyrë që t’i falet pjesa e mbetur e tij. Ky veprim është kryer gjatë ditës së djeshme dhe për rrjedhojë, ai mundet të luajë në takimin e rradhës ndaj Partizanit.

Kjo gjë e ka ngrohur trajnerin Gjoka i cili kësisoj do të ketë një forcë më shumë në dispozicion për takimin e nesërm ku do të kërkohet patjetër marrja e një rezultati pozitiv.

© shkodrasport.com