Trepikëshi i rradhës për Vllazninë dhe tashmë diferenca me ndjekësit ka shkuar në shtatë pikë. Në kampin shkodran duken të kënaqur dhe trajneri Hasan Lika megjithatë duket ngulmues. Ai kërkon nga skuadra e tij të përmirësohet ende ndonëse sot i shënoi tre herë Vorës.

Megjithatë sipas tij, nuk duhej pësuar ai gol në minutën e fundit. Kështu ka deklaruar ai pas ndeshjes së sotme kur ka thënë: “Fitorja u bë më e lehtë për ne vetëm pasi shënuam golin e parë. Duhet thënë se në pjesën e parë kemi hasur shumë vështirësi karshi një Vore që ishte mjaft e organizuar në aspektin mbrojtës.

Goli i parë që shënuam falë veprimeve cilësore të Likës, na ndihmoi të kontrollojnë lojën. Në pjesën e dytë erdhën dy golat e shpejtë dhe ndoshta duhej të kishim shënuar edhe të tjerë sepse kundërshtari u hap dhe nga kjo ne duhej të kishim përfituar edhe më shumë.

Përpos kësaj duhej ta kishim menaxhuar më mirë lojën dhe të mos e pësonim atë gol në minutën e fundit”. I pyetur ndërkohë për ndaljen e Dinamos, rivales së saj kryesore të deritanishme, trajneri Lika është përgjigjur:

“Kemi përfituar nga gabimi i Dinamos dhe kjo është logjika në kampionat. Gabimet edhe mund të bëhen, siç bëri sot Dinamo ndërkohë që e rëndësishme për ne është të bënim punën tonë dhe të merrnim tre pikët e rradhës. Mua si trajner më intereson që futbollistët të japin maksimumin në fushën e lojës dhe deri tani gjërat po shkojnë mirë për ne”.
www.shkodrasport.com