Vllaznia me fitoren që ka realizuar në transfertën e fundjavës së shkuar me krutanët ka rikthyer optimizmin në Shkodër. Natyrisht që ishte një sukses me kosto për skuadrën dhe trajnerin Tomas Brdariç.Por, në transfertën ndaj Kastriotit nuk ishin të gatshëm për shkak dëmtimesh dy lojtarë si Eni Imami dhe brazilianiViktor da Silva.
Ky i fundit, që prej dy javësh po vazhdon fazën e riaftësimit, ndërsa mbrojtësi u dëmtua dy ditë para ndeshjes me Kastriotin dhe mbeti jashtë grumbullimit. Por, që të dy titullarët e Brdariç pritet që me Partizanin të jenë gati.
Erdenis Gurishta ishte një nga lojtarët që ndëshkua në takimin ndaj Kastriotit me karton të verdhë.Mirëpo, ai plotësoi numrin katër të tyre dhe kjo është hera e dytë që do të mungojë këtë kampionat për shkak të kartonëve.
Por, duket se situiata bëhet edhe më optimiste në një ndeshje që mund të vlejë sezonin, sepse fitorja mban lart moralin kuqeblu. Rikthehen pas pezullimeve mesfushorët Ardit Krymi dhe Fjoart Jonuzi, që munguan ndaj Kastriotit./Vipsport/