Superliga shqiptare mbylli dje javën e 27, që përkon edhe me fundin e fazës së tretë. Nga fundjava që vjen, elita e vendit nis fazën më të nxehtë të saj, pikërisht fazën e katërt dhe të fundit të këtij sezoni.

Java e 28 do luhet të shtunë dhe të diel, teksa dy takime nuk janë përcaktuar ende se ku dhe kur do zhvillohen, kjo për shkak të stadiumeve. Dinamo dhe Kastrioti luajnë të shtunë, me vendin dhe kohën e pacaktuar.

Të shtunë në 16:45 luajnë edhe Vllaznia – Laçi dhe Partizani – Teuta. Të diel, në 16:45 zhvillohet Skënderbeu – Tirana, ndërsa Kukësi – Egnatia ende nuk e ka një orar. Kjo është agjenda fillestare e programuar nga FSHF.

Superliga, java 28-të:

E shtunë, 9 prill 2022

Dinamo – Kastrioti (orari dhe stadium pacaktuar)

16:45 Vllaznia – Laçi

16:45 Partizani – Teuta

E diel, 10 prill 2022

Kukësi – Egnatia (orari dhe stadium pacaktuar)

16:45 Skënderbeu – Tirana