HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia-Partizani një histori e pasur, ja futbollistët që kanë përfaqësuar të dy...

Vllaznia-Partizani një histori e pasur, ja futbollistët që kanë përfaqësuar të dy ekipet

Vllaznia dhe Partizani janë dy ndër ekipet që kanë shkruar historinë e futbollit shqiptar. Këto dy skuadra ndajnë mes tyre 25 kampionate dhe nesër sërish të dy ekipet përplasen mes tyre në “Loro Boriçi”. Të dy ekipet duken në formë dhe premtojnë për një ndeshje të fortë. Por historia mes këtyre dy skuadrave është e lidhur ngushtë mes tyre.

Partizani që në periudhën e diktaturës ka pasur një afeksion për futbollistët nga Shkodra. Duke përmendur këtu emra legjendarë si: Bizi, Basha, R.Rragami, F.Rragami, Boriçi e shumë e shumë të tjerë në vite. Por edhe pas viteve 90 ka pasur shumë lëvizje të lojtarëve që kanë veshur të dy fanellat.

Në 15-20 vitet e fundit ka dhjetëra futbollistë që kanë përfaqësuar si Vllazninë ashtu edhe Partizanin. Duke filluar nga porta ku një emër i njohur si Armir Grima ka mbrojtur katërkëndëshin e të dy skuadrave. Mbrojtja duke filluar nga krahu i djathtë me Gligorov, për të vijuar në qendër me Vrapin e Maloten e për ta mbyllur me Hakajn.

Në mesfushë futbollistë që kanë lënë shenjëne e tyre me të dy ekipet janë: Tafili, Marku dhe Dhëmbi e ndërsa në sulm treshja Çinari, Hebaj dhe Sukaj kanë luajtur dhe shënuar me të dy fanellat. Pra një 11tshe që në vitet e fundit ka luajtur me të dy skuadrat që tregon për historinë e pasur mes tyre.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments