Pas takimit Partizani-Bylis foli trajneri i ballshiotëve Naxhi Shensoi. Tekniku u shpreh i zhgënjyer me humbjen 2-1 në kryeqytet, pasi për të ekipi meritonte diçka më tepër. Për “Oversport” Shensoi shprehu edhe pakënaqësi për fushën sintetike të stadiumit “Partizani”.

“Më herët çka ndodhi me Partizani nuk e di. Partizani është gjithmonë tradita po vazhdon.. para nuk ka qenë ashtu. Me mua nuk ka qenë ashtu. Ndeshje për kritikë. Treguam që jemi skuadër që jemi në formë. VIjmë pas 4 ndeshjes… Tirana, Vllaznia edhe në fund një fitore me Kastriotin në transfertë. Në pjesën e parë jam total i kënaqur sepse barazuam.

Është problemi prej barit kur luajmë ne, në fushat sintetike na u lëndua portieri Teqja.. te ligamentet. M’u ankuan shumë prej fushës. Edhe Macolli mu ankua. Në pjesën e dytë nuk luajtëm aq mrë. Vendosi VAR. Ishte dyshim a ishte penallti. A e preku Abazaj?!. Ma merr mendja në pjesën e parë me e kthyer traditën.

Nuk jam dakord që nuk luajtëm mirë. Në pjesën e parë luajtëm. Në pjesën e dytë m’u ankuan prej barit. Kemi edhe 6 finale nuk mundem t’i rrezikoj lojtarët. Kur kryesoj dy ndeshje me Partizanin me mua. Ndeshjen e parë e kemi merituar humbjen. Sot e merituam një pikë.

Gjithë javën nuk stërvitemi në sintetike, kur na nevojitet po. e shfrytëzoj edhe fushën me bar.”/newsport/