Union Berlini vazhdon të jetë surpriza e këtij sezoni në Bundesligë, me skuadrën kryeqytetase që ka mundur në transfertë Borusa Mëshengladbahun me rezultatin 0-1.

Skuadra e drejtuar nga Urs Fisher i mjaftoi një gol për t’u ngjitur sërish në vendin e tretë në Bundesligë dhe për të qenë vetëm 4 pikë larg Bajernit të vendit të dytë dhe 5 pikë larg Dortmundit kryesues.

Gjithashtu ditën e sotme një fitore të rëndësishme e arriti dhe Bajer Leverkusen duke mundur në shtëpi Lajpcig me rezultatin 2-0, ndërsa Fraiburgu mundi 4-0 Shalken, me garën për një vend në Champions që vazhdon të jetë e nxehtë.

REZULTATET:

FRAIBURG 4-0 SHALKE 04

Gregoritsh 7’, 35’, Holer 52’, Ginter 82’

BAJER LEVERKUSEN 2-0 RB LAJPCIG

Hlozek 40’, Amiri (P) 86’

BORUSIA MËSHENGLADBAH 0-1 UNION BERLIN

Beker 60’