Vllaznia ne futboll per femra sot ka marre nje tjeter fitore te rendesishme ne kampionat duke mundur ne transferte ekipin e Partizanit me rezultatin e thelle 6-0 dhe tashme i kane mbetur edhe kater “pengesa” per t’u kurorezuar me titullin e 10-te kampion rradhazi.

Pas javes se 14-te te kampionatit, ekipi shkodran ka arritur te marre piket e plota, plot 42, pas 14 fitoreve te arritura, nderkohe qe per te disatin vit rradhazi ky ekip nuk e njeh as barazimin dhe jo me humbjen.

Por e veçanta e ecurise se sivjetme eshte pikerisht tek golaverazhi. Vajzat kuqeblu ne 14 ndeshjet e deritanishme, bashke me 6 golat e sotem ne porten e Partizanit, e kane çuar ne 100 numrin e golave te shenuar kete kampionat. Ka rastisur vertete nje shifer jubilare fitorja e sotme ndaj vajzave te kuqe me ate numer golash.

Por nje tjeter e veçante eshte se Vllaznia sivjet ka pesuar “0” gola!!! Diçka vertete fantastike dhe qe tregon forcen e kesaj skuadre, ndaj se ciles ekipet kundershtare jo vetem qe nuk mund te “enderrojne” fitoren apo barazimin, por “e kane te ndaluar” edhe t’i shenojne.

Dhe skuadra e Nikolin Lekes ne kater ndeshjet e mbetura te ketij kampionati duket se objektiv nuk do te kete vetem fitoren (kjo gje eshte detyrim), por edhe te mbrojne porten e paprekur per ta mbyllur ate me shifren “0” te golave te pesuar.
Gjergj KOLA