Në minutat e fundit të ndeshjes, një nga lojtarët e stolit të Tiranës ka hedhur në fushë një bluzë. Arbitri e ka marrë bluzën dhe e ka kthyer tek stoli, por drejtoresha e ka marrë sërish fanellën dhe ia ka hedhur në kokë arbitrit.

Edhe trajneri i Tiranës e ka ndjekur drejtoreshën në gjestin e shëmtuar. Pa mbylljes së ndeshjes pati reagime edhe nga tifozët e Tiranës, të cilët reaguan gjithashtu duke hedhur shishe në fushë në shenjë proteste për gjyqtarin e ndeshjes.

“Besëlidhja” e Lezhës në basketboll, ekipi i meshkujve, ka fituar sfidën e dytë ndaj Tiranës në ndeshjen e dytë të serisë së finale. Rezultati 80-73 ndaj bardhebluve i ka bërë lezhjanët që të jenë një hap larg të shpallurit kampionë.

Por tensionet nuk kanë munguar në “Feti Borova” në kryeqytet. Deborah Keçi, drejtoresha e përgjithshme e klubit sportiv Tirana, në përfundim të ndeshjes ka bërë një gjest të shëmtuar ndaj arbitrit, edhe për shkak se duket se nuk i ka mbajtur dot nervat.

Në minutat e fundit të ndeshjes, një nga lojtarët e stolit të Tiranës ka hedhur në fushë një bluzë. Arbitri e ka marrë bluzën dhe e ka kthyer tek stoli, por drejtoresha e ka marrë sërish fanellën dhe ia ka hedhur në kokë arbitrit.

Edhe trajneri i Tiranës e ka ndjekur drejtoreshën në gjestin e shëmtuar. Pa mbylljes së ndeshjes pati reagime edhe nga tifozët e Trians, të cilët reaguan gjithashtu duke hedhur shishe në fushë në shenjë proteste për gjyqtarin e ndeshjes.

Videoja është bërë virale në në rrjetet sociale dhe ka pasur shumë reagime. Deborah Keçi u vendos në drejtimin e Tiranës, klubit më të madh shumësportësh në vendin tonë, në tetor të 2020-ës. Ajo është një ish-kampione noti, madje këtë vit ishte edhe pjesë e kastit të “Dancing Ëith The Stars” .