Kukësi doli me humbje nga Elbasan Arena teksa u mposht nga Kastrioti në finalen e mbijetesës. Verilindorët tashmë zbresin në vendin e 8-të në Play-Out dhe rrezikojnë akoma më shumë. Pas ndeshjes, trajneri Hallaçi dha intervistën e tij për Oversport.

“Nuk mund të themi që ishte një ndeshje e dominuar absolutisht. Nëse nuk i shënon s’mund ta themi këtë. Kundërshtari shënoi golin.

Sot shkatërruam të gjithë punën që ndërtuam, kjo humbje ishte katastrofike. Një pjesë e dytë totalisht e dobët, për të ardhur keq. Mungoi grinta, bëmë gabime, tensione të mëdha. Sot ishte një ndeshje katastrofike.

U afruam 2-3 herë me golin në pjesën e parë. Lojtarët me eksperiencë dueht të marrin përsipër, nuk është thjeshtë 2-3 pasime edhe mbaron punë. Ne duhet të ishim ata që rrezikonim por s’bëmë asgjë. Mungoi dëshira, karakteri, forca. Mungoi gjithçka.”-tha Hallaçi.