Partizani është rikthyer sërish te fitorja duke mundur në shtëpi Bylisin me rezultatin 2-1, sfidë e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.

“Demat” e nisën mjaft mirë këtë takim, duke kaluar në avantazh në minutën e 18’ me një gol fantastik nga Rrapaj.

Baraspesha erdhi në minutën e 34’ me Eskuerdinjën, duke e mbyllur pjesën e parë pa fitues.

Në pjesën e dytë, Da Silva nuk gaboi nga pika e bardhë në minutën e 55’, duke kaluar sërish në avantazh të kuqtë.

Kështu Partizani vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë, 5 pikë larg Tiranës kryesues, ndërsa Bylisi nuk del ende nga lufta për mbijetesë duke u renditur në vendin e parafundit.

REZULTATI:

PARTIZANI 2-1 BYLIS

Rrapaj 18′, Da Silva (P) 55′ / Eskuerdinja 34′