Eljon Sota është nën radarët e Vllaznisë. 23 vjeçari që sezonin e fundit zhvilloi të gjitha takimet në Superligë me Apoloninë, ka kontratë me fierakët edhe për një sezon, me të drejtë rinovimi edhe për një vit.
Edhe pse nën kontratë, duket se drejtuesit e Vllaznisë kërkojnë me ngulm qendërmbrojtësin.Për të ka një derbi në merkato, ndërsa më herët bardheblutë e Tiranës kanë shfaqur interes.
Lojtari që ka qenë pjesë e moshave kuqezi shihet si e ardhmja e mbrojtjes, ndërsa prej 2016 është pjesë e ekipit të parë të Apolonisë.
Sota ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, ndërsa shtatëlarti është një siguri për prapavijën. Ende nuk eshte e qarte nese kjo levizje do te realizohet megjithate merkatoja ka nisur dhe gjithçka mund te ndodhe.