Vllaznia në volejboll për femra e ka nisur me humbje kampionatin. Në ndeshjen e parë, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, shorti u kishte rezervuar një kundërshtar të vështirë, pikërisht Tiranën e drejtuar nga Adrian Goreza. Vajzat e trajneres Sadije Gogaj janë mundur të bëjnë më të mirën e tyre por nuk kanë mundur të shmangin dot humbjen. Vetëm në setin e tretë ato kanë arritur të rivalizojnë në njëfarë mënyrë teksa kanë shënuar 19 pikë ndërsa në dy të parët ato nuk kanë shënuar veçse 13 dhe 9 pike.

Kësisoj kampionati ka nisur me humbje për Vllazninë e femrave por një humbje mëse e justifikuar sepse përballë ka patur një ekip me lojtare shumë cilësore si Tirana.
Vllaznia- Tirana 0-3
(13-25, 9-25, 19-25)
Vllaznia: Gjelaj, Vistaraj, Molla, Petëza, Picaku, Rranza, Koçeku, Vucaj, Deda, Pervizi. Tr: Sadije Gogaj
Tirana: Hoxha, Kadriu, Fagu, Meta, Peka, Thaka, Matraku, Sadiku, Dervishi, Pira, Agolli, Bajraktari. Tr: Adrian Gorenza

© shkodrasport.com