Dje janë luajtur ndeshjet e rradhës të kampionateve kombëtare të basketbollit si për meshkuj ashtu edhe për femra. Të dy ekipet e Vllaznisë kanë luajtur në Shkodër teksa meshkujt janë përballë me kryesuesit e Tiranës. Ndeshja nuk ka patur shumë histori teksa miqtë nga kryeqyteti kanë fituar pa shumë vështirësi me rezultatin e thellë 99-53. Ata e kanë dominuar lojën nga fillimi duke i fituar të gjitha periodat me rradhë përkatësisht me shifrat 16-28, 12-30, 6-22, 17-19. Edhe pa kësaj humbje, Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e tretë në tabelën e renditjes. Ndërkohë për femra, ka patur një ballafaqim Vllaznia- Elbasani. Ndeshja ka patur shumë rivalitet dhe në fund kanë fituar shkodranet 92-90. Ata e kanë fituar periodën e parë 21-20 e po ashtu edhe periodën e dytë 24-23.

Në të tretën është Elbasani që fiton 27–26 dhe në të katërtën Vllaznia 31-30 dhe krejt ndeshjen me 2 pikë diferencë. Pas kësaj jave, shkodranet vazhdojnë të mbajnë vendin e pestë në tabelën e renditje duke patur poshtë vetes vetëm Elbasanin. Ekipi i trajnerit Rajmond Rasha nuk ka asnjë shpresë për një vend në katërshe për të marrë pjesë pastaj në play-off.

www.shkodrasport.com