Apolonia në basketboll për femra ka fituar dje në mesditë 75-68 ndaj Vllaznisë, në ndeshjet e fundit të javës së 14-të, duke siguruar vendin e tretë në renditjen provizore. Një sukses i lehtë dhe i merituar i ekipit kampion, që nuk hasi shumë vështirësi për të mundur mikeshat shkodrane. Ndonëse diferencat në shifra duken të vogla në fushë gjithçka ishte krejt e lehtë për Apoloninë, që u shkëput ndjeshëm në 3 periodat e para. Fieraket e trajnerit Kuvarati krijuan epërsi që në periodën e parë, duke udhëhequr 21-13, diferencë që rritet edhe në dy periodat e tjera (64-43 pas 30 minutave lojë). Në 10-minutëshin e fundit Apolonia luan me vajzat e reja dhe Vllaznia arrin të ngushtojë shifrat, por e ka të pamundur që t’i përmbysë ato. Për pasojë, Apolonia fiton 75-68 dhe qëndron në vendin e tretë, ndërsa Vllaznia pozicionohet në mesin e artë.
Apolonia-Vllaznia 75-68
(21-13, 20-14, 23-16, 11-25)
APOLONIA: Qypi, Varfi, Komti, Mehmeti, Aliaj, Brahimi, Selmanaj, Semanjaku, Lera, Kica, Hyskaj. Trajner: S. Kuvarati
VLLAZNIA: Çoçja, I.Dashja, Mlika, Mustafa, Basha, Zoga, Zukthi, A.Dashja, Beranija, Matija, Juka, Ndoj. Trajner: R. Rasha
Gjyqtarë:A.Dulçe, M.Kasëmi