Nga Gjergj KOLA

E kemi thene prej disa kohesh qe me 30 mars ne Shkoder do te organizohet aktiviteti me i madh i bere ndonjehere ne Shqiperi per boksin profesionist dhe faktet qe zbulohen dita- dites e konfirmojne kete gje.

Promotori Mondi Ndou dhe koleget e tij, dy shkodranet e tjere Melser Abdyli dhe Gjovalin Ndou, jane duke punuar qe kjo date te mbahet mend nga te gjithe sportdashesit per nivelin e larte te organizimit, por mbi te gjitha per cilesine e larte te boksiereve pjesmarres dhe po ashtu edhe per emrat e veçante qe do te jene te ftuar VIP.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se fundi se pjesmarres si i ftuar ne turneun e 30 marsit ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do te jete edhe nje nga emrat me te medhenj te boksit boteror, amerikani Roi Jones Jr.

Roi Jones Jr. aktualisht eshte 55 vjeç, por ka lene pas nje karriere si pakkush tjeter duke qene kampion bote dhe kampion olimpik disa here rresht, nderkohe qe edhe ne boksin profesionist ka arritur majat me te larta duke fituar titujt me te larte qe mund te fitoje nje sportist.

Prania e tij ne turneun e Shkodres muajin e ardhshem padyshim qe eshte diçka per t’u vleresuar se tepermi dhe qe ia rrit edhe me shume vlerat turneut qe do te zhvillohet ne kete qytet dhe qe do te mbese gjate ne mendjen e te gjitheve per menyren e organizimit dhe nivelin e larte te ndeshjeve qe do te zhvillohen./SHKODRA-SPORT.COM/

(Fotoja ilustruese e shkrimit eshte marre nga GettyImages)