Vllaznia e femrave nuk ka rivale jo vetem me ekipin e te rriturave ku eshte kampione absolute prej 9 vitesh, por edhe me moshat. Sezonin e kaluar ajo u shpall kampione per grupmoshen U15 dhe sivjet nderkohe eshte ne rruge te mbare per t’u shpallur kampione edhe me U16.
Sot ajo ka mundur njeren prej rivaleve te saj kryesore, ekipin e Teutes brenda ne Durres me rezultatin 3-0. Vajzat kuqeblu kane shenuar ne pjesen e pare me ane te mesfushores Arlinda Kodra ne minuten e 22-te.
Nderkohe ne pjesen e dyte, ka qene sulmuesja Klaudia Borci qe ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit duke kompletuar fitoren 3-0 te Vllaznia U16 ndaj rivales se saj kryesore, Teutes.
Ekipi shkodran ne 9 jave kampionat ka marre 8 fitore dhe 1 barazim, pikerisht ate ndaj Murlanit, megjithate kryeson i vetem renditjen e grupit A me 25 pike, me golaverazhin 33-1.
Vllaznia U16 e ka siguruar vendin e pare ne grup dhe ka siguruar kalimin ne turin final te kampionatit, aty ku do te synoje dhe fitimin e titullit kampion te kesaj grupmoshe per sezonin 2021-2022./SHKODRA-SPORT.COM/