Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia 'piketon' bomberin nga Tuzi Kristijan Vulaj

Vllaznia ‘piketon’ bomberin nga Tuzi Kristijan Vulaj

Pas deshtimeve te tratativave me Stenio Junior apo dhe ndonje sulmues tjeter, Vllaznia duket se i ka hedhur syte nga Mali i Zi per te gjetur lojtare per repartin ofensiv. Dhe piketimi i rradhes duket se eshte futbollisti nga Tuzi, Kristijan Vulaj.

Sipas “Panorama Sport” në orët e fundit drejtuesit shkodranë i kanë bërë një ofertë joshëse 24-vjeçarit që u largua nga Deçiç i Tuzit pas tri sezoneve fantastike.

Për Vulajn, i cili është pjesë edhe e Kombëtares së Malit të Zi, është interesuar së fundmi Egnatia, duke i bërë madje edhe ofertë konkrete. Rrogozhinasit kanë tentuar të bindin sulmuesin duke futur si shkes afrimin e parë të tyre, Ilir Camaj, i cili ka qenë “partner” i Vulajt në repartin ofensit të skuadrës nga Tuzi.

Megjithatë, mësohet se tani më afër sulmuesit janë shkodranët. Afersia gjeografike apo dhe shume aspekte te tjera, e bejne te mundshme kete transferte. Kujtojme qe presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi dhe drejtues te tjere te ketij klubi e kane ndjekur nga afer Vulajn ne ndeshjen finale te Kupes se Malit te Zi ndaj Buduçnost.

23 vjeçari eshte nje nga emrat e spikatur te futbollit malazez ne dy sezonet e fundit dhe paraqitjet e mira me Deçiç, kane bere qe vitin e kaluar ai te merrte ftes edhe nga kombetarja e Malit te Zi./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments