Pas kampionateve U9 dhe U13, sot ka qene rradha e atyre U11 dhe U15 te Liges Amatore per Zonen e Shkodres per te ulur siparin e tyre per sezonin 2021-2022.

Ne kompleksin sportiv “Zmijani” jane zhvilluar kater ndeshje simbolike ne mes ekipeve me te spikatura te grupmoshes U11 dhe konkrerisht Atletik A, Djelmnia, Shpresa, Bashkimi A, The Door A, Ada, Arra e Madhe dhe Basania. Kujtojme qe edhe per kete grupmoshe nuk ka patur klasifikim gjate kampionatit.

Nderkohe vemendja me e madhe eshte perqendruar tek finalja e grupmoshes U15 ne mes ekipeve Atletik dhe Vllaznise. Kjo e fundit siç eshte bere e ditur, ka nje perberje me datelindje me te vogel (eshte ekip U14), megjithate eshte munduar te rivalizoje me dinjitet deri ne fund.

Megjithate, me i pergatitur ka rezultuar ekipi i Atletik qe ka fituar me rezultatin 2-1 duke u shpallur ne kete menyre kampion i grupmoshes U15 i Liges Rajonale Shkoder per sezonin 2021-2022. Per ekipin fitues eshte shperndare kupa dhe diploma, nderkohe qe ka patur nje kupe edhe per golashenuesin me te mire te kampionatit, Emanuel Vukajn e Vllaznise me 37 gola te shenuar.

Ne kete menyre, Zyra Rajonale e Federates Shqiptare te Futbollit ne Shkoder mbyll nje sezon te suksesshem, teksa jane kurorezuar me sukses edhe ekipet me te mira ku kane spikatur me se shumti ato te “Atletik Klub Shkodra”./SHKODRA-SPORT.COM/