Vllaznia është një nga skuadrat më formë të Kategorisë Superiore. Shkodranët me mbylljen e fazës së parë, kryesojnë kampionatin me 19 pikë, ndëresa kanë filluar të rrisin edhe objektivat sezonale.

Drejtuesit e klubit po punojnë edhe për merkaton e janarit ku priten të bëhen disa afrime cilësore në mënyrë që të synohet titulli kampion.

“Sport nga Bajraktari” bën me dije se Vllaznia ka nisur kontaktet me Usman Mohammed. 26-vjeçari nigerian luan si mesfushorë qendre dhe është pjesë e Shahkatar Karagrandy në Kazakistan, por kontrata e tij përfundon në fund të këtij viti.

Zhurma e merkatos ka nisur. Ajo qe mbetet te shohim tani eshte sesa do te konkretizohen keto gjera. Ka shume emra qe permenden si kandidatura te mundshme per t’iu bashkuar Vllaznise, por se kush do te hedhe firme, duhet te presim.