Vllaznia e femrave po behet gati per edicionin e sivjetem te “UEFA Women’s Champions League” dhe padyshim qe objektivi i saj madhor eshte perseritja e suksesit te vitit te kaluar, kualifikimi ne fazen e grupeve dhe te qenurit ne mes 16 skuadrave me te mira te kontinentit.

Per ta bere kete gje sigurisht qe duhet nje skuader sa me e forte dhe pikerisht per kete arsye, presidenti Lazer Matija dhe stafi i tij kane nderhyre ne merkato, duke kerkuar forcimin e saj me lojtare cilesore dhe tashme kjo gje eshte arritur.

Si rrjedhoje diten e sotme eshte bere edhe prezantimi i ketyre blerjeve qe ne fakt jane ne nje numer te konsiderueshem, plot 9. Ka qene vete numri 1 i klubit qe gjate prezantimit te tyre eshte shprehur se ardhja e ketyre lojtareve ka qellim nje paraqitje te suksesshme ne edicionin e rradhes te Champions League dhe po ashtu edhe per sezonin e ri te futbollit shqiptar.

6 prej lojtareve te ardhura jane nga Brazili dhe behet fjale pikerisht per Lia Nogueira da Silva, Annelize Comparini Aleixo, Thuany Gomes Fereira Xavier, Jersia Alves de Macedo, Ingrid Barbosa de Castro dhe Mayllene Correa de Oliveira.

Nje tjeter eshte nga Amerika, Francesca Paige Frericks dhe dy te fundit jane shqiptare, pikerisht Jehona Coka qe vjen nga ekipi i Tiranes si dhe sulmuesja Maria Bashka qe ka qene edhe vjet pjese e Vllaznise, por ne fazen e dyte kaloi ne Turqi tek Trabzonspor dhe tani rikthehet serish ne Shkoder.

Me keto lojtare qe kane ardhur dhe me kontigjentin tjeter qe ka qene pjese e skuadres, Vllaznia fillimisht do te kerkoje kualifikimin per ne turin e dyte te Champions League, pikerisht ne ndeshjet qe do te luhen ne muajin shtator ne Shkoder./SHKODRA-SPORT.COM/