Esin Hakaj eshte zyrtarisht futbollist i Vllaznise. Ka qene vete klubi shkodran qe e ka prezantuar pak minuta me pare duke bere te ditur se lojtari ka firmosur edhe kontraten qe do ta lidhe ate per nje vit me kuqeblute.
Ky padyshim qe eshte nje perforcim i rendesishem per skuadren shkodrane e cila me Gurishten e Fangajn ne te djathte, e tashme edhe me Bulatoviç ne te majte, duket e blinduar.
Te Vllaznia tashme presin edhe nje sulmues dhe nese do ta gjejne ate deri me 31 gusht, atehere skuadra mund te quhet vertete e kompletuar dhe shume e forte ne pretendimet e saj per sezonin e ri.
Ja njoftimi i klubit shkodran ne lidhje me zyrtarizimin e Hakajt:
ZYRTARE
Esin Hakaj është zyrtarisht pjesë e KF Vllaznia për sezonin e ri futbollistik. Ai ka firmosur kontratën me drejtuesit e klubit dhe është vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik.