Diten e hene u konfirmua fakti qe drejtuesit e shoqates se basketbollit Vllaznia emeruan trajnerin kroat Vladimir Ivankoviç ne vend te Nikolai Gospodinov ne krye te ekipit te meshkujve.

Ne ate njoftim te shkurter gjithashtu u be e ditur se trajneri i ri do te mberrinte te marten ne Shkoder dhe do te niste menjehere nga puna me ekipin.

Dhe ne fakt keshtu ka ndodhur teksa Ivankoviç ka mberritur dhe ka nisur menjehere pune tek Vllaznia. Por nga ana tjeter, per vete momentin ku ndodhet vendi yne dhe kur askush nuk e ka mendjen tek sporti, edhe prezantimi i trajnerit te ri ka kaluar ne heshtje.

Paçka se trajneri qe sapo ka ardhur meriton me shume vemendje sepse 47 vjeçari eshte nje emer shume i njohur ne basketbollin kroat dhe jo vetem teksa ka drejtuar ekipin kombetar te femrave, ka fituar disa trofe me ekipe te ndryshme klubesh ne vendin e tij por edhe ne Austri.

Ivankoviç ka ardhur tek Vllaznia me nje mision te qarte per ta ngritur kete ekip ne nivele te larta ashtu siç pretendojne drejtuesit. Ai eshte “prezantuar” nga faqja zyrtare e ketij ekipi gjate nje urimi te bere prej tij me rastin e festes se Pavaresise.

“Ky pervjetor i pavaresise e gjen Shqiperine ne nje moment te dhimbshem. Ne kete 107-vjetor te pavaresise, shoqata e basketbollit Vllaznia uron pervjetorin e pavaresise gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen dhe lusim Zotin qe pervjetoret e tjere ti sjellin me shume gezim dhe prosperitet vendit tone. Jemi me zemer prane familjeve te lenduara!” – shkruhet ne faqen zyrtare te klubit te basketbollit Vllaznia