Ndeshjen e parë në shtëpi, Vllanzia e luajti në fushën e saj me… drita. Shkodranët triumfuan ditën e djeshme ndaj Apolonisë me rezultatin 2-0.

Sezonin e kaluar ndeshjet e mbrëmjes u bënë “stres” më vete për ekipin shkodran, pasi nuk arriti për një periudhë të gjatë që të fitonte dhe ish-trajneri Mirsad Jonuz në një moment u dorëzua duke thënë:

“Ndeshjet me drita nuk na sjellin fat. Ndoshta skuadra e vuan shumë prezencën e një numri të madh tifozësh, por edhe vëmendjen mediatike”.

Me Brdariç u kalua edhe kjo barrierë psikologjike. Te pakten nisja e ketij sezoni duket e mbare dhe tashme duhet pritur se çfare do te ndodhe ne ndeshjet e ardhshme.

Vllaznia e ka patur pike te forte gjate gjithe historise se saj luajtjen ne fushen e vet dhe mbeshtetjen e tifozeve, por gjerat kane ndryshuar shume vitet e fundit.

Tashme shpresohet shume qe ky “ters” te kete marre fund dhe ekipi shkodran te favorizohet nga luajtja ne fushen e tij.