Ne miqesoren e djeshme ndaj Buduçnost, porten e Vllaznise ne pjesen e dyte e ka mbrojtur Kristi Qarri i cili ne ato pak raste qe i jane krijuar, ka treguar vlerat e tij.
Aktivizimi qe prej minutes se 46-te ne kete miqesore, tregon se stafi teknik ka nder mend t’i jape pak me shume hapesire ketij portieri ne sezonin e ri.
Me shume te ngjare do te rinovoje edhe Zogoviç dhe ne kete mes, me logjike per Qarrin nuk do te kete shume vemendje por nuk do te ndodhe keshtu. Arsyeja eshte se ditet e fundit, ne adrese te ketij portieri ka patur nje oferte nga ekipi i Kastriotit, megjithate drejtuesit e Vllaznise nuk e kane lene te largohet.
Ata besojne ne vlerat e tij dhe gradualisht do te marre minutat e duhura si ne ndeshjet miqesore, ashtu edhe ne ato te kupes, por edhe ne ndonje ndeshje te kampionatit.
Tek Vllaznia e shohin si portier te perspektives dhe ne fakt ate qe nuk e beri dot Sherri per te siguruar porten kuqeblu, mund ta beje shume shpejt Kristi Qarri./SHKODRA-SPORT.COM/