Vllaznia do te jete e detyruar te beje ndryshime ne formacion per ndeshjen e rradhes me Bylisin. Dy lojtaret e skualifikuar me kartona, mbrojtesi Erdenis Gurishta dhe mesfushori Behar Ramadani, kane krijuar nje boshllek jo te vogel.

Kjo edhe ngaqe ende nuk eshte e sigurte nese do te luajne Hygor e Gligorov, lojtaret te cilet kane patur probleme me demtimet ne ndeshjen e kaluar. Rikuperimi i tyre do ta ndihmonte jo pak stafin teknik per te ndertuar nje formacion fitues.

Nga ana tjeter problem mbetet ende fusha se ku do te luhet. Deshira e shkodraneve eshte per ta luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe per kete arsye, po shihet me shume vemendje gjendja e fushes pas punimeve qe jane bere ne te.

Nese do te luhej ne Shkoder, kjo do te ishte diçka shume pozitive. Megjithate skuadra ka vijuar punen pa u ndikuar nga vendi se ku do te luhet kjo ndeshje. Kudo qe te luhet, objektivi duhet te jete nje dhe vetem nje: Fitorja.

Kuptohet qe nuk do te jete e lehte sepse Bylis eshte skuadra e momentit deri tani ne Superligen shqiptare dhe jo me kot eshte ne vendet e para te renditjes. Megjithate Vllaznia edhe ne Ballsh kur ka luajtur ndaj tij ne fazen e pare eshte perballur si e barabarte me te dhe madje ka qene shume prane fitores.

Kete gje do te tentoje ta beje kete te shtune, pavaresisht se kush do te jene 11 lojtaret qe trajneri Jonuz do te hedhe ne fushe. Detyra e secilit prej tyre eshte te japin me te miren per te synuar fitoren.
www.shkodrasport.com