Vllaznia do te luaje neser ne oren 13.30 ndaj Elbasanit per turin e dyte te Kupes se Shqiperise dhe ndeshja do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Nga sa behet e ditur, stafi teknik ka nder mend te beje disa levizje ne formacion, por ato nuk do te jene te shumta.
Kjo per t’i paraprire ndonje te papriture te pakendeshme ashtu siç i ndodhi sot Tiranes dhe Bylisit qe u eliminuan nga ekipe te kategorise se pare.
Ende nuk eshte e qarte se kush do te lihet pushim, megjithate e rendesishme eshte qe te ruhet boshti i skuadres ne menyre qe te mos vihet ne dyshim fitorja dhe kualifikimi ne turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise.
Vllaznia ne turin e pare kaloi Devollin duke e mundur me rezultatin 7-0 nderkohe qe tashme do te tentoje te kaloje edhe Elbasanin, per te shkuar kesisoj ne turin tjeter te ketij kompeticioni ku do te kete synime ambicioze./SHKODRA-SPORT.COM/