Dite pushimi per futbollistet dhe stafin teknik te Vllaznise, por jo per drejtuesit e klubit te cilet kane qene shume te angazhuar per t’u marre me merkaton.

Por nderkohe, pavarësisht se në media çdo ditë qarkullojnë emra të ndryshëm, drejtuesit e klubit për momentin nuk konfirmojnë asnjërin prej tyre.

Kuptohet që përforcime do të ketë por ata do të vijnë në ditët në vazhdim dhe nga ana tjetër, stafi teknik vazhdon t’i bëjë planet me kontigjentin aktual të lojtarëve që ka në dispozicion.

Tashmë vështirësia e garës sa vjen e rritet dhe për të qenë konkurrues, kuptohet që Vllaznisë i duhet një kontigjent sa më i plotë futbollistësh cilësorë, prandaj dhe në Shkodër janë duke punuar fort në këtë drejtim por deri më tani nuk ka asgjë konkrete.

Gjithsesi duke filluar nga data 5 janar kur do te filloje stervitja e kuqebluve, do te mesohet me shume ne lidhje me merkaton e tyre. Do te mesohet se cilet do te jene lojtaret qe do te largohen dhe ata qe do te afrohen./SHKDORA-SPORT.COM/