Ka sukses në fushë, por ka sukses edhe në Instagram. Cristiano Ronaldo është njeriu më me shumë ndjekës në të gjithë botën, duke qenë gjithashtu i pari që arrin shifrën e 250 milionë ndjekësve në rrjetin social më të përdorur të momentit të paktën në Europë.

Në Angli i bëjnë llogaritë më mirë se kudo dhe së fundmi kanë zbuluar një detaj mjaft interesant, që tregon edhe nivelin e famës së një lojtari të vetëm, kundrejt klubeve shekullore të futbollit.

Me 250 milionë ndjekës, Ronaldo ka më shumë se dyfishin e ndjekësve të të gjithë klubeve të futbollit te Premier League angleze.

Ata numërojnë 159 milionë “followers” dhe nuk i afrohen aspak Cristianos në këtë aspekt. Ronaldo i favorizuar edhe nga fakti se ka luajtur në disa klube, e parakalon edhe Messin në këtë renditje. “Pleshti” numëron 174 milionë ndjekës në Instagram. /abcnews/