Vllaznia rigjen fitoren pas tre javesh mungese dhe kete here ajo ka mundur Apolonine me rezultatin 1-0. Ka mjaftuar nje gol i shenuar nga mbrojtesi Shehi ne pjesen e dyte per t’i dhene tre pike me shume vlere kuqebluve.

Pjesa e pare pavaresisht ndonje rasti te krijuar, nuk ka dhuruar gol. Vllaznia e kontrolloi me shume lojen, por i munguan rastet e pastra, nderkohe qe Apolonia i kushtoi vemendje kundersulmit dhe ne 2-3 momente u shfaq e rrezikshme.

Rezultati do te zhbllokohej ne minuten e 57-te. Pas nje krosi nga e djathta, Kruja ka gjetur mbrojtesin shtatelarte qe i gjendur ne zonen mike, godet sakte me koke duke e derguar topin ne rrjete.

Megjithate pavaresisht golit te pesuar, Apolonia nuk hoqi dore nga pretendimet e saj dhe ne minuten e 80-te Gjata ka qene shume prane golit te barazimit. Topi i gjuajtur prej tij, ka kaluar ngjitur me shtyllen e djathte pingule te portes se Vllaznise.

Ne minuten e 94-te Apolonia ka qene shume ptane golit dhe Vllaznia ka qene me fat duke u larguar me nje trepikesh me shume vlere ne kete ndeshje.

VLLAZNIA- APOLONIA 1-0

Shenues: Shehi ’57

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Imami, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Imeri, Hoxhaj
Trajner: Tomas Bërdariç

Apolonia: Harizaj, Sota, Agiare, Diop, Omeri, Jeboah, Mehmeti, Zoga, Levendi, Mihana, Krasniqi
Trajner: Fabricio Kamarata

Arbiter: Juxhin Xhaja