Vllaznia vijon me serinë e fitoreve në kampionat dhe sot të katërtën rradhazi. Një ecuri fantastike që e ka rikthyer atë sërish në vendin e parë të renditje. Momenti i vështirë i fazës së dytë tashmë është harruar dhe shkodranët nga -7 me Egnatian, tashmë janë me pikë të barabarta me të.
Një ecuri e tillë ka gëzuar pa masë të gjithë në ambientin kuqeblu dhe vendi i parë që kanë rimarrë sonte padyshim që i ka lumtuar edhe më shumë. Jo më kot, vetë klubi shkodran sapo ka postuar një faqen zyrtare një foto të festës në dhomat e zhveshjes pas fitores së sotme me Partizanin dhe sipër saj shkruhet: “Natën e mirë”.
Një shprehje për t’u përshëndetur me fansat e vet, por me shumë siguri edhe për kundërshtarët dhe për t’u kujtuar atyre se Vllaznia u rikthye. Gara gjithsesi do të jetë e hapur, por katër fitoret e fundit rradhazi janë një tregues shumë pozitiv.
Shkodranët nuk kanë ndër mend të ndalen këtu, por do shohin përpara sepse këtë sezon kanë objektiva shumë serioze si në kupë ashtu edhe në kampionat.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


