Vllaznia u elemeniua që në turin e parë kualifikues të Conference League. Ku shkodranët nuk arritën të ishin triumfues në takimin e dyfishtë kundër Linfield. Kuqeblutë pas këtij eleminimi kthehen sot në fushë, ku do rinisë procesi i zakonshëm stërvitor. Kjo për tu përgatitur edhe për Superligën.
Ku kampionati ynë i futbollit do startojë pas 1 muaji dhe ekipo duhet të jetë gati për ta përballuar. Megjithatë vëmendja edhe këtë muaj nuk do jetë vetëm tek përgatitjet, por edhe tek merkato. Ku pavarësisht se mund të mendohej se me afrimin e Ardit Krymit lëvizjet në hyrje ishin mbyllur, duket se deri në fund mund të ketë surpriza.
Nisur kjo edhe nga deklaratat e fundit të trajnerit Memelli, që cilësoi se pret edhe dy futbollistë. Me shumë mundësi një mesfushor me tipare sulmuese, që ka vite që i mungon shkodranëve.
E po ashtu mund të ketë një tentativë edhe për një lojtar tjetër krahu, që mund ti bashkohet rozës aktuale të skuadrës. Vllaznia paraqiti një ekip kompakt në ndeshjen e kthimit ndaj Linfield.
Por si drejtuesit edhe tifozët presin një skuadër në konkurrencë për vendet e para në sezonin e ri. Dhe për këtë po punohet çdo ditë, në mënyrë që nisja e sezonit të ri ta gjejë Vllazninë në formën dhe në harmoninë e duhur.
Endri ÇINARI