Çdo sezon e njëjta histori. E nisin si pretendentë, por në fund luftojnë për mbijetesë.

Edhe ky edicion është “copy-paste” i vitit të shkuar për Vllazninë që drejtohet nga trajneri Ernest Gjoka.

Lushnja praktikisht ka rënë nga Kategoria, ndërsa tashmë pritet të mësohet skuadra që do ta ndjekë.

Më të rrezikuarat janë Teuta dhe Vllaznia. Shkodranët kanë një kontingjent me elementë cilësorë, por humbjet e fillim sezonit e kanë penalizuar ekipin kuqeblu.

Në këtë situatë të Vllaznisë, ka reaguar një nga titullarët, pikërisht Nuredin Orelesi.

Ish-futbollisti i Skënderbeut shprehet optimist teksa shkruan: “Do të luftojmë deri në fund”.

Kujtojmë që këtë javë Vllaznia luan kundër Teutës, ndeshje që do të vendosë dhe pikat mbi “i” për skuadrën që do të vijojë të jetë mes më të mirave në Superiore./newsport/