Vllaznia U21 ka bere nje hap te gabuar duke i hequr vetes nga dora dy pike te tjera dhe eshte mjaftuar vetem me nje barazim 3-3 ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur paraditen e sotme ne Tirane ndaj Korabit.

Djemte e drejtuar nga trajneri Elvis Plori kane qene ne avantazh deri ne minuten e 83-te me rezultatin 3-1, por me pas jane shturrur duke i dhene mundesine kundershtarit qe te shenonte dy here dhe ndeshja te mbyllej ne barazim.

Ne fillim ka qene mbrojtesi Gledjan Pusi ai qe ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 26-te nderkohe qe kapiteni Egzon Shimaj ka dyfishuar kater minuta para fundit te pjeses se pare qe siglon rezultatin 2-0 per kuqeblute.

Ne fillimin e pjeses kane qene dibranet ata qe kane ngushtuar shifrat me ane te Markut ne ’59 por Armir Osmani kater minuta me vone do te shenonte edhe golin e trete per Vllaznia U21. U duk se ndeshja ketu do te mbyllej me fitoren e skuadres shkodrane por nuk do te ndodhte keshtu.

Loja e tyre bie ne minutat e fundit dhe si rrjedhoje perfiton Korabi qe fillimisht ngushton shifrat ne minuten e 83-te me Lleshin dhe me pas, me Karakashin ne ’90 kane barazuar ne 3-3 qe eshte edhe rezultati perfundimtar i ndeshjes.

Pas tre javesh kampionat, Vllaznia ka grumbulluar 5 pike me nje fitore dhe dy barazime te arritura. Formacioni i saj ne ndeshjen e sotme ka qene ky: Shkoza, Pusi, Paloka, Peku, Bushaj, Dulaj, Shimaj, Maliqi (Leka 56′), Pjeshka (Bizi ’73), Osmani (Aliu ’92), Musaraj (Xhilaj ’84)./SHKODRA-SPORT.COM/