Trajneri i Napolit, Mauricio Sarri, ka prishur kontratën e vilës ku banon aktualisht, që do të thotë se shanset e largimit të tij janë të mëdha, edhe pse drejtuesit e klubit po insistojnë për rinovimin me të.

Shtypi italian ka zbuluar se se Sarri nuk e ka zgjatur kontratën e vilës së tij në Varkaturo, madje ka kërkuar prishjen e kontratës 15 ditë më parë.

Ndoshta trajneri ka menduar thjesht të ndërrojë shtëpi, por mundësitë më të mëdha janë që Çelsi ta ketë bindur atë për ta marrë në Londër.

Ikja e trajnerit Sarri nga Napoli, me shumë gjasa do të thotë edhe ikje e mbrojtësit kuqezi, Elseid Hysaj.

Futbollisti shkodran është një ndër të preferuarit e trajnerit Sarri dhe është e lehtë të mendohet se mund ta marrë me vete te skuadra e re.

Për Sarrin më pranë duket Çelsi, por edhe Monako në Francë i ka kërkuar me ngulm shërbimet e këtij trajneri.

Aventura e tij te Napoli duket e përfunduar, po ashtu edhe e Hysajt, mbrojtësit të kërkuar nga shumë skuadra të mëdha./Vipsport/