Vllaznia ka hyrë në merkato. Shkodranët janë në bisedime për të afruar në huazim një sulmues nga Serie A. Gazetari Denis Bajraktari bën me dije se kuqeblutë po negociojnë të afrojnë lojtarin që është në pronësi të një klubi nga elita e Serie A.

Ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me emrin apo origjinën, ndërsa kujtojmë se nga Verona në Kategorinë Superiore janë afruar edhe Ali Sowe te Skënderbeu apo Caleb Ekuban te Partizani, disa vite më parë.

“Vllaznia në bisedime me një lojtar në pronësi të një ekipi të Serie A në Itali. Luan sulmues dhe kërkohet huazimi i tij te kuqeblutë”, shkruan Bajraktari.

Gjate dites se sotme nderkohe eshte folur edhe per mundesine e marrjes se Ergys Kaçes por te gjitha keto deri me tani jane thjesht hamendesime sepse akoma nuk ka asgje konkrete.