Një episod I çuditshëm ka ndodhur në kampionatin brazilian të Serisë C, gjatë ndeshjes mes Baraunas dhe Americas, e cila u mbyll me rezultatin 0-0.

Leo Bahia, sulmuesi i vendasve, është ngritur mbi shpatullat e kundërshtarit të tij të drejtpërdrejtë, Rafael Jansen, pasi humbi një goditje, duke shkaktuar reagimin e ekipit mik.

Një skenë që solli ilaritet tek tifozët e futbollit në internet, por shkaktoi edhe një sherr të furishëm në fushë. Në fund, arbitri i ndeshjes u detyrua të përjashtojë të dy protagonistët e aferës, të cilët u përplasën.