Vllaznia luan sfidën finale të sezonit kundër Kastriotit në transfertë, në stadiumin e Kamzës. Shkodranët duan një fitore në këtë transfertë, për të siguruar vendin e katërt dhe një vend në Kupat e Europës, për të mos shpresuar më pas te vetëm fitorja në finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit. Jos aka zgjedhur titullarët për këtë sfidë tepër të rëndësishme dhe Vllaznia, do të synojë vetëm fitoren përballë ekipit krutan.

LIVE

36‘ Rastin e radhës për Vllazninë, e ka Jonuzi, por gjuajtja e mesfushorit me të majtën, ndalet nga portieri i Kastriotit, Vata.

28‘ Një tjetër rast i shkëlqyer për Vllazninë. Da Silva kroson mirë nga e djathta dhe gjen të lirë Latifin në zonë, por gjuajtja e numrit 7 me kokë, shkon jashtë!

19′ Shans i artë për Vllazninë, shpërdoron Da Silva. Latifi e shërben mjaft mirë brazilianin në zonë, por ky i fundit nuk godet siç duhet dhe mbrojtja vendase largon në këndore.

7‘ Vllaznia pranë golit. Gurishta gjuan me kokë drejt portës së Kastriotit, por pret portieri Vata!

5’ Kastrioti e nis më mirë takimin dhe mesfushori Bedri Greca ishte pranë golit, por Adili bllokon më mirë. Këndore për krutanët.

1′ Starton sfida në Kamëz, Vllaznia synon fitoren përballë Kastriotit

Superiore, java 35

Stadiumi Kamëz

KASTRIOTI – VLLAZNIA 0-0

Formacionet zyrtare

Kastrioti: Vata, Neziri, Dida, Selmani, Rami, Karakaçi, Onanuga, Zetuna, Okebugëu, Greca, Kaina. Trajner: E. Çela

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Heric, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Aralica, Latifi. Trajner: M. Josa