Dënimi i UEFA-s, ka goditur jo vetëm klubin e Skënderbeut, por edhe lojtarët që prej kohësh prisnin diçka më të lehtë nga institucioni evropian i futbollit.

Edhe pse trajneri Josa është munduar që të motivojë skuadrën gjatë kësaj kohe, pasi diferenca me ndjekësit ishte e madhe, pas dënimit një gjë e tillë është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur.

Vendimi i UEFA-s, erdh vetëm dy ditë para ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Vllaznisë.

Trajneri Daja në daljet para mediave, ishte shprehur se nuk do të bënte dhurata, por nuk përjashtohet mundësia që skuadra e tij të jetë totalisht e dorëzuar.

Korçarët janë në krye të renditjes dhe nuk ka asnjë rival që i kërcënon për t’i marrë vendin.

Dhe këtë situatë do ta shfrytëzojnë shkodranët, që do ta kenë më të lehtë të fitojnë në ndeshjen ndaj korçarëve.

Por, trajneri i Vllaznisë, Gjoka ka paralajmëruar lojtarët e tij se pavarësisht dënimit të kundërshtarit, një fitore në “Loro Boriçi”, nuk do të jetë shumë e lehtë. /EDS/