Duke filluar nga ora 21:00, Vllaznia pret në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’ boshnjakët e Shiroki Brieg për sfidën e kthimit të Ligës së Konferencës.
Për shkodranët do të jetë sfidë shumë e rëndësishme pasi do të luajnë medoemos përmbysjen para 5 mijë tifozëve në shtëpinë e saj.
Në sfidën e parë, Vllazania u masakrua nga gjyqtari rus i cili dha 12 kartonë të verdhë dhe dy të kuq, përfshirë këtu dhe atë të Tomas Brdariç i cili nuk do të jetë në pankinë në sfidën e sotme.
Për këtë çështje, drejtues të klubit deklaruan se do të merren organet e drejtësisë duke e çuar arbitrin në gjykatën e UEFA-s. Zv.trajneri Plori në konferencën për shtyp u shpreh se do t’ia dilnin edhe pse me vështirësi duke karikuar skuadrën shkodrane.
Mungesë e madhe për Vllazninë do të jetë ajo e Ardit Krymit i cili u ndëshkua me karton të kuq në Bosnjë. Sa i përket formacioneve, shkodranët kanë befasuar me zgjedhjet duke lënë në stol emra si Liridon Latifi dhe Haris Dilaver.
LIVE: VLLAZNIA-SHIROKI BRIJEG 0-0
KOMENTI LIVE:
Përfundon pjesa e parë!
45+2′ Shpëtojnë për mrekulli shkodranët nga pësimi i golit, vendimtare ndërhyrja e portieri Zogoviç.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
44′ Adili ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik.
43′ Mundësi e artë për Vllazninë, portieri Mishkiç bën 2 ndërhyrje vendimtare, duke i mohuar golin Krujës.
42′ Goditje dënimi për Vllazninë nga një pozicion tepër i favorshëm, por tentativa e mbrojtësit ishte e dobët dhe u ndal nga muri.
39′ Staniç është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të verdhë!
32′ Vllaznia provon të rrezikojë me Ardit Hoxhajn, por tentativa e sulmuesit vlonjat me kokë është ndalur nga portieri.
30′ Zëvendësim i detyruar te Vllaznia, largohet nga fusha Da Silva i dëmtuar, në vendin e tij talenti Çoba.
25′ Provon të rrezikojë skuadra e Shiroki me anë të Juril, por gjuajtja e tij fluturimthi brenda zonës, shkon jashtë kuadratit.
20′ Loja zhvendoset në mesfushë, futbollistët boshnjakë provojnë të ulin rritmin e ndeshjes për të menaxhuar avantazhin e ndeshjes së parë.
15′ Minuta të mira për Vllazninë që mbetet në zonën e Shiroki Brijeg. Gjithsesi mungojnë sulmet e rrezikshme në portën e boshnjakëve.
8′ Vllaznia mbetet përpara, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Shirokit. Shkodranët kërkojnë me ngulm golin e avantazhit.
3′ Start fantastik për Vllazninë, që e nisin në sulm. Provon Ardit Hoxhaj të realizojë me kokë, pas harkimit nga e majta, por pa sukses. Vendimtare ndërhyrja e portierit.
1′ Atmosferë elektiruzese në “Loro Boriçi”, shkodranët në kërkim të triumfit të madh.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Kaleziç, Kruja, Da Silva, Jonuzi, Gjurgjeviç, Hoxhaj, Tranjer: E. Plori
Shiroki: Miskiç, Çuljak, Juriç, Obsivaç, Mediç, Begiç, Vukoja, Staniç, Juril, Vujinoviç, Ikiç, Trajner: T.Karaçiç









