Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi ka komentuar humbjen e Shqipërisë ndaj Izraelit duke e cilësuar një humbje dinjitoze. Në një prononcim për “Supersport”, ai u shpreh se Shqipëria luajti futboll të bukur në këtë takim pavarësisht se humbi.

“Nëse i referohemi humbjes në Skoci, unë preferoj këtë humbje pasi ishte më e drejtë për ne dhe dinjitoze. Në Skoci nuk bëmë asgjë, kurse këtu ak shijen e keqe nga loja por gjithçka ndodh në futboll.

Konstatova në këtë lojë që skuadra ishte organizuar mirë dhe mbajti topin si asnjëherë tjetër.Filluam të futemi në futboll me ide dhe ashtu siç duhet.

Më e rëndësishmja është që vijmë deri te zona ku bëhen veprime që i kërkon loja dhe kemi paqartësi. Edhe në mbrojtje ishim të pavëmendshëm. Të gjithë komponentët duhet të jenë të bashkuar”, u shpreh Hafizi./vipsport/