Kryetarja e Bashkisë dhe presidentja e Vllaznisë, Voltana Ademi, lajmëroi se ekipi shkodran do të shesë aksionet në prill. Për ekipin kuqeblu momentalisht janë të interesuar dy palë. Ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj është i pari. Ai e ka deklaruar disa herë publikisht se dëshiron të marrë sërish drejtimin e skuadrës shkodrane për ta rikthyer në majë. Por portali eduasportin.com, ben te ditur se perveç tij, ka edhe nje pale te dytë e cila ka interes per kete çeshtje.
Ajo përbëhet nga një grup biznesmenësh shkodranë me Almero Gurakuqin, Tedi Mulën, James Doshi dhe së fundmi, duket se grupit u është bashkuar edhe Nelson Hysa. Bashkia po përgatit inventarin dhe duket se Vllaznia do të kalojë në dorën e Fushajt, ose grupit të biznesmenëve të tjerë.