Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar edhe në etapën e dytë të trofeut “Korça” duke treguar vlerat e tyre më të mira. Itinerari I kësaj etape ka qenë ai Korçë- Goricë e kthim, 112 kilometra I gjatë dhe me karakter malor por shkodranët kanë treguar një nivel të lartë duke konfirmuar edhe njëherë tjetër faktin se mbeten më të mirët aktualisht në këtë sport.

Në grupmoshën U23, ashtu si dhe në etapën e parë, tre vendet e podiumit I kanë takuar tre çiklistëve të Vllaznisë dhe pikërisht Bruno Kolës, Tefik Sallahit dhe Marçelo Kolës.

Në kategorinë e juniorëve, Samuen Bajrami I Vllaznisë pavarësisht rrëzimit në finish, ka arritur të renditet I treti dhe po në këtë vend ka dalë edhe Mateo Balaj në kategorinë e kadetëve.

Kjo tregon më së miri për dominimin e çiklistëve kuqeblu edhe në këtë garë. Bruno Kola në një prononcim të dhënë për mediat shprehet I kënaqur me paraqitjet e ekipit edhe në këtë aktivitet dhe premton se sukseset do të vijojnë edhe në të ardhmen.

Për çiklistët nuk do ketë kohë për të pushuar pasi në mes të javës së ardhshme ato do të marrin pjesë në garën më të rëndësishme kombëtare të vitit, pikërisht në Kampionatin Kombëtar ku padyshim që do të synojnë edhe aty suksesin.
© shkodrasport.com