Vllaznia bën detyrën duke fituar edhe në ndeshjen e rradhës për kampionat. Atë që ka luajtur pasditen e së dielës në Fier ndaj Apolonisë vendase. Në “Loni Papuçiu” gjithçka ka qenë e lehtë për kuqeblutë që kanë fituar me rezultatin e thellë 6-0.
Fatet e këtij takimi janë mbyllur që në pjesën e parë kur futbollistët shkodranë kanë shënuar tre gola. I pati që ka hapur serinë e golave ka qenë sulmuesi Brazilian Victor da Silva në minutën e 15-të, ndërkohë që pak minuta më vonë do të shënonte edhe sulmuesi Dilaver, ndërkohë që nuk do të mungonte edhe Ardit Hoxhaj ta dërgonte topin në rrjetë në minutën e 34-të.
Pjesa e parë në këtë mbyllur me fitoren e pastër të Vllaznisë 3-0, rezultat që në fakt mund të ishte edhe më I thellë sepse rastet nuk kanë munguar për të. Ndërkohë në pjesën e dytë do të vinte edhe goli I katërt. Janë tre lojtarë njëri pas tjetrit që e godasin portën kundërshtare, fillimisht Dilaver, më pas Imeri, por vetëm braziliani Victor da Silva do ta dërgonte topin në rrjetë.
Ky rezultat I dha mundësinë trajnerit Brdariç t’I jepte mundësinë për të luajtur edhe portierit Qarri, por edhe të birit, Tim Brdariç. Madje, do të ishte pikërisht ai që do të shënonte golin e pestë të kuqebluve në minutën e 82-të të ndeshjes.
Ne minutat e fundit do te kishte vend edhe per nje gol te gjashte shenuar nga Ardit Hoxhaj nga nje goditje denimi dhe perfundimisht 6-0 per Vllaznine.
Me këtë fitore, Vllaznia ruan hapin e skuadrave të tjera pretendente dhe padyshim që sheh përpara drejt arritjes së objektivit të saj, shpalljes kampione e Shqipërisë këtë sezon.