Matko Djarmati, drejtori sportiv i Vllaznisë, ka folur para ndeshjes së sotme ndaj Apolonisë në transfertë. Djarmati për Gol Pas Goli, theksoi se e kanë marrë licencimin për në Europë, ndërsa shtoi se ekipi luan bukur, por ka probleme në finalizim. Nga ana tjetër, Djarmati tha se nuk e dinte nëse do të ishte në klub edhe për vitin tjetër.

“Krijojmë shumë, kemi një futboll shumë të bukur por kemi probleme në finalizim. Licencimi? Po, kemi marrë zyrtarisht nga FSHF lajmërimin. Kemi kaluar gjithë provat që duhen për të marrë këtë gjë dhe jemi kandidatë në fushë për këtë garë.

Laçi? Nuk e shoh si festë, më shumë është si shtysë përpara. Në fushë të tregojmë se loja ndaj Laçit nuk ishte rastësisht. Koha është më e mirë, pa shi dhe loja bëhet më e mirë.

Planet nëse s’ka trofe? Nuk e shoh në këtë mënyrë, e shoh shumë pozitive situatën deri në fund të sezonit dhe jam I sigurt se s’do rrezikojmë kupat e Europës.

Ndryshime? Kemi bërë projekt për vitin tjetër, unë nuk e di nëse do jem, as edhe lojtarët e njëjtë. Nëse kemi rezultate të mira jam I sigurt që do vazhdojmë, nëse jo nuk është e sigurt nëse do jem. Unë projektin e kam, nëse do vijohet me mua këtë nuk e di.

Lojtarët tanë më interesantë janë Isaevski, Adili, Da Silva. Kemi gjithë lojtarët që janë në treg, ai vendos çfarë do bëhet, për shitje apo rinovim.

Apolonia e talenteve dhe në vend të fundit, ulet vigjilenca? Kjo është gjëja më e keqe që ndodh në futboll, nënvlerësimi. Apolonia ka lojtarë të mirë dhe katër-pesë prej tyre janë në syrin e skuadrave të tjera dhe janë lojtarë të mirë. Sa e njoh gjermanin Bërdariç, nuk ka nënvlerësim”, u shpreh Djarmati. /VipSport/