Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar pamjet më të fundit nga stadiumi i Kukësit. Në 15 tetor të këtij viti, verilindorët do rikthehen të luajnë në stadiumin e vet pas më shumë se tre vitesh që shtegëtojnë nëpër qytete të tjera.

Rama tregon se kushtet dhe hapësirat do jenë dinjitoze, sipas standarteve të UEFA-s, qe do te thote se aty mund te luhen edhe ndeshje nderkombetare.

Në stadium janë duke u zhvilluar punimet e fundit me stolat dhe ambientet rrethuese, ndërsa për pak ditë nis edhe shtrimi i barit, që do jetë natyral për t’i mbijetuar kushteve të vështira atmosferike në Kukës.

“Vijon puna në stadiumin e ri të Kukësit, që do të ofrojë kushte maksimale për ekipin e qytetit sipas standardeve të UEFA dhe hapësira dinjitoze për tifozët e futbollit”, shkruan Rama.