Duhen me teper se tre muaj deri ne periudhen e rihapjes se merkatos se futbollit, por Vllaznia duket se ka filluar te mendoje qe tani per perforcime te mundshme.

Si rrjedhoje, prej disa ditesh ne stervitje me te eshte edhe nje futbollist francez. Emri i tij per momentin nuk behet i ditur por mesohet se kemi te bejme me nje lojtar qe luan ne rolin e mesfushorit organizator.

Pozicion ky qe Vllaznia po kerkon prej kohesh nje te tille dhe me shume mundesi, francezi do te jete nje alternative e mire per ta plotesuar ate.

Nga sa behet e ditur, ky futbollist i eshte sugjeruar drejtuesve shkodrane nga ish- lojtari i kombetares shqiptare Edvin Murati. Mesohet se mesfushori ne fjale ka qene pjese e St.Etien ne kampionatin francez.

Ai para dicka me shume se kater muajsh ka operuar ligamentin e gjurit dhe si rrjedhoje tashme ndodhet ne fazen e rikuperimit. Me te eshte duke punuar shume pergatitesi atletik Mihail Tzokov./SHKODRA-SPORT.COM/