HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia, shqetësim i ri për stafin teknik para sfidës me Flamurtarin

Vllaznia, shqetësim i ri për stafin teknik para sfidës me Flamurtarin

Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë tek Vllaznia në pragndeshjen me Flamurtarin, papritur për stafin teknik ka dalë në skenë një shqetësim jo i vogël.

Mesfushori Behar Ramadani ka ndjerë shqetësim në kaviljen e tij të majtë dhe për rrjedhojë prej dy ditësh nuk është stërvitur me ekipin.

Ai është nën kujdesin e mjekëve të cilët po bëjnë çmos për ta rikuperuar për të martën, ndonëse duket paksa e vështirë. Dhe në fakt, kjo mungesë prish jo pak punë pasi edhe mesfushori tjetër- Ardit Krymi, do të mungojë për arsye kartonash.

Mbetet për t’u parë se si do të mbushet ky boshllëk në mesin e fushës nga ana e trajnerit Jonuz, por kuptohet që do ta gjejë një zgjidhje në mënyrë që të mos ndikojë tek skuadra dhe në objektivin e saj për ta fituar me çdo kusht sfidën me vlonjatët.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments