KF Shkodra U17 ka bere detyren duke fituar ndeshjen e turit te pare te Kupes se Shqiperise dhe duke u kualifikuar ne te dytin. Djemte e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi kane bere nje paraqitje shume te mire ne ndeshjen e sotme dhe kane fituar me rezultatin e thelle 5-0 ndaj Durresi 04.

Ne ndeshjen e luajtur ne Kamez, ekipi shkodran ka dominuar ne te gjitha drejtimet. Ne minuten e 24-te ka qene Oborri ai qe ka shenuar golin e pare dhe ka zhbllokuar rezultatin.

Nderkohe ne minuten e 40-te Shpuza ka dyfishuar shifrat dhe me kete rezultat eshte mbyllur pjesa e pare. Ne minuten e 56-te Albi Shpuza ka shenuar golin e trete dhe po ky futbollist ne te 74-ten ka shenuar edhe te katertin dhe njekohesisht te tretin personal ne kete takim.

Nderkohe per te mbyllur ndeshjen ka menduar Lera i cili ka shenuar golin e peste dhe te fundit pikerisht ne minuten e 87-te. Perfundimisht 5-0 dhe KF Shkodra U17 eshte kualifikuar per ne turin e dyte te Kupes.

Interesant eshte fakti se ne kete tur, ekipi shkodran do te ndeshet me ekipin tjeter shkodran, ate te Scutarit, nje sfide kjo qe pritet me interes nga te dy ekipet.
www.shkodrasport.com